Përqafim në kohë Covidi, 'dhoma' e veçantë e takimit të pacientit me familjarët

Një dhomë që lejon të afërmit t'u afrohen anëtarëve të familjes së tyre me barriera mbrojtëse qelqi dhe alumini dhe në një siguri të plotë. E quajtur ndryshe “dhoma e përqafimit”, ky mjedis i veçantë në Itali e ben me të lehte izolimin dhe përballimin e sëmundjes.

Një përqafim i munguar me familjarët dhe të dashurit tanë është ajo që më së shumti na ka privuar pandemia.

Por gjithçka e ka një zgjidhje, dhe atë e kanë gjetur në një qendër shërbimi në zonën e Trevios.

Drejtuesit e “Domenico Sartor” kanë krijuar një mjedis i veçantë, që funksionon si një "dhomë përqafimesh", për të lejuar përsëri "kontaktin" midis anëtarëve të familjes.

Nëpërmjet kësaj dhomë, anëtarët e familjes kanë mundësi të përqafojnë të dashurit përsëri. Dhe mbi të gjitha lejon që të moshuarit të marrin përkujdesje në një kohë kaq të vështirë.

Për të hyrë në "dhomën e përqafimit", të afërmit presin jashtë dhe respektojnë një protokoll të rreptë higjiene dhe sigurie.

"Më në fund munda të përqafoja përsëri vajzën time - tha një zonjë me lot në sy – sepse nëpërmjet video-telefonatave me dukej si një mirazh, ishte një përqafim që më kishte munguar për shumë kohë".

Në këtë dhomë, të afërmit mund të flasin dhe prekin njëri-tjetrin falë dorezave dhe përveç kësaj ekzistojnë dy stacione të quajtura "Emocionet e përqafimit", që përmes përdorimit të materialit plastik të butë transparent, lejon gjithashtu të prekin njëri-tjetrin.

 Dhoma e përqafimeve që tashmë funksionon në Castefranco Veneto mund të kopjohet së shpejti edhe në qendra të tjera.