Historia e burrit që mundi ankthin me sheqer të ambalazhuar të ardhur nga SHBA
Ankthi dhe frika ndaj Covid-19 ka shkaktuar një traumë të rëndë në shëndetin mendor të miliona njerëzve. Shëndeti jonë mendor lidhet ngushtë me atë çfarë mendojmë dhe si i perceptojmë gjërat.
Në vendin tonë ka shkuar në tre numri i personave me Covid të cilët janë vetvrarë pasi gjendja e tyre mendore nuk ka qenë e mirë. Psikologë të ndryshëm janë shprehur se thjesht fakti që pacientët e përballojnë të vetëm sëmundjen jashtë vëmendjes së të afërmve i shkakton atyre një traumë dhe ajo çfarë mendojnë i çon ata drejt fundit tragjik.
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora ka qenë psikologia Lenida Halilaj ku tregon se mendja njerëzore është e lidhur me pjesën e trupit dhe se ajo çfarë ne mendojmë dhe perceptojmë merret si vendim dhe si veprim nga gjymtyrët.
Krahas bisedës të zhvilluar në studio moderatori i emisionit, Arjon Muça tregoi një histori ku një person i cili vuante nga ankthi u shërua vetëm pasi i thanë se i kishin sjellë një ilaç nga Amerika ku në të vërtetë ai ishte thjesht sheqer i ambalazhuar në një kuti medikamentesh.
"Një miku im para disa vitesh kishte të atin i cili kishte frikë një gjendje ankthi, nuk dilte nga shtëpia dhe në bashkëpunim me një doktor i cili i bëri të gjitha vizitat dhe doli që ishte shumë i shëndetshëm i sollën një ilaç nga Amerika i cili ishte sheqer.
E futën në një kuti specifike me ato shenjat amerikane pra i sollën një ilaç nga Amerika. Me ditën e tretë që pinte atë ilaçin nuk pati asnjë problem"- tregon Arjoni.
Halilaj mbi këtë ngjarje vazhdon të theksojë se mendimi i pacientit është tepër i rëndësishëm dhe është truri ai që jep fuqi personit të tejkalojë vështirësitë me të cilat përballet.
"Mendja njerëzore është e lidhur me pjesën e trupit në një rreth që nis dhe mbaron aty ku nis. Sistemi nervor qëndror është i lidhur me sistemin nervor periferik, pra çfarë ne mendojmë perceptohet dhe merret si vendim dhe si veprim nga gjymtyrët.
Nëse ne mendojmë se duhet të jemi pak më shumë aktivë sistemi nervor dërgon mesazhe te gjymtyrët. E kundërta ndodh në të njëjtën mënyrë nqoftëse ne përceptojmë një problematikë fizike nga mjedisi, qoftë nga shqisat sepse shqisat çojnë mesazhe dhe pulse nurale në sistemin qëndror dhe ky puls neural përkthehet në një mesazh se çfarë duhet të bëjë truri në këto momente
Mendimi është shumë i fuqishëm, pikërisht nga ky lloj binomi midis mendjes dhe trupit çdo gjë lidhet mes këtyre dy elementeve. Nëqoftëse ne mendojmë lidhur me një aspekt të shëndetit tonë sekrtojmë gjendrat tona të cilat ndikojnë te mirëqenia e sistemit të funksionimit tonë"