Ja cilat janë vlerat ushqyese të qumështit
Që në moshë të vogël, ne jemi mësuar nga prindërit se qumështi na ndihmon të rritemi dhe duhet ta pimë patjetër, por me kalimin e viteve ne mësojmë se nuk duhet ta teprojmë me produktet e bulmetit. Pikëpyetjet janë të shumta, sidomos për ndikimin që pirja çdo ditë e qumështit tradicional ka në organizëm. Më poshtë keni informacionin për ndikim e qumështit në organizmin tonë.
Burim proteinash
Sipas studimeve në çdo 30 ml të qumështit të lopës, gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide, kjo proteinë ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.
Burim kalçiumi
Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium, dhe vitaminë D.
Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek perimet, por ne duhet të hajmë dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.
Ndihmon për rënien në peshë
Konsumimi i qumështit çdo ditë ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat sepse ka pak kalori dhe është ushqyes. Edhe pse ndihmon në rënien në pëshë, femrat nuk mund ta shmangin fryrjen e stomakut që shkakton qumshti.
Masa muskulare
Qumështi ndihmon edhe në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban, por edhe se proteina shtazore që ka qumështi përthithet lehtë nga trupi.
Na mbron nga sëmundjet
Përmbajtja e vitaminës A dhe K, por edhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti, dhe sëmundjet e zemrës.
Kundër plakjes
Konsumimi i qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë. Vitamina D që gjendet tek qumështi, na ndihmon në ruajtjen e kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës.
Shkakton akne
Qumështi shkakton inflamacion, dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi. Qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira dhe të këqija) që prishin ekuilibrin e stomakut, dhe kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru. Mjektët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumojmë produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi.