5 perimet më të shëndetshme që duhet të konsumojmë patjetër

Perimet janë një ndër ushqimet më të shëndetshme që njeriu duhet të konsumojë gjatë gjithë kohës. Nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm, më poshtë keni një listë me perimet më të shëndetshme dhe me vlera më të mëdha ushqyese. Këto perime veç vlerave ushqyese, do ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, por nuk do keni fryrje të stomakut.

Kungujt

Kungujt kanë pak kalori dhe të ngopin menjëherë, dhe duhet të jenë të pranishme në mënynë tuaj ushqimore. Kungujt mund ti përdorni edhe si lëng, duke i zierë dhe lëngun e përftuar mund ta pini. Ky lëng të pastron trupin dhe të hidraton.

Kastraveci

Është i pasur me lëndë ushqyese dhe ndihmon kundër fryrjes. Kastracevi të mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe ka shumë vitamina.

Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje

Brokoli dhe të gjitha perimet e tjera të të njëjtës familje, si lulelakra apo lakra e brukselit ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, dhe në balancimin e sheqerit në gjak. Këto perime përmbajnë kalcium, fibra dhe vitaminat A edhe C.

Preshi

Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ka në përmbajtje shumë fibra, është e pasur me kalium, dhe vitamina C. Preshi ndihmon edhe për të mbrojtur sistemin kardiovaskular.

Barishtet (Spinaqi,lëpjeta,laboti)

Janë mjaft të pasura me vitaminat C dhe A, të cilat ndihmojnë në pakësimin e stresit, por ndihmojnë edhe për pakësimin e dhjamit në pjesën e belit. Këto barishte kanë në përmbajtje shumë fibra dhe pak kalori.