Përfitimet që ka organizmi ynë nga konsumimi i lëngut të lakrës së kuqe
Lëngu i lakrës së kuqe është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni
Ky lëng është i pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik. Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike. Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.
Si të përgatisni lëngun e lakrës
Merrni një lakër të fortë dhe hiqni gjethet e sipërme. Lajeni mirë me ujë dhe pastaj thajeni.Vendosni gjethet në një shtydhëse, ose në një mikser. Kullojeni dhe pijeni, por gjithashtu mund të shtoni gjethe mente, mjaltë dhe limon për të shtuar shije dhe aromë
Disa nga arsyet se përse duhet të pini lëng lakre
Kundër ulçerës në stomak
Lëngu i lakrës trajton ulçerën në stomak, sipas shkencëtarëve, ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve.
Ndihmon funksionin e mëlçisë
Lëngu i lakrës përmban antioksidantë që luajnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë. Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit.
Kundër shenjave të moshës
Pini një gotë me lëng lakre në ditë për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës dhe tharjen e saj, por lëngun e lakrës mund ta përdorni edhe si një maskë lëkure
Kundër helmimit nga alkoli
Ky lëng rekomandohet kur e keni tepruar me alkolin apo jeni helmuar nga ushqimi dhe pastron sistemin tretës sepse përmban shumë ushqyes..
Flokë të shëndetshëm
Lëngu i lakrës ka në përmbajtje shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre. Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni këtë lëng edhe si maskë flokësh.