Mbyll misionin diplomatik në Shqipëri, Meta takon ambasadorin e Kuvajtit
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin e Kuvajtit në vendin tonë Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
Sipas asaj që poston kreu i shtetit në Facebook, diplomati kuvajtjan është përgëzuar për kontributin e dhënë në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ja çfarë shkruan presidenti Meta:
Prita në një takim të ngrohtë Ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
E përgëzova për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.
Shpreha mirënjohje për vëmëndjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen e ndihmën e vyer financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar.