Situata sot tek Infektivi, disa pacientë transferohen nga Covid 1 drejt Covid 3

Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News, ka qenë Anxhela Celibashi e cila ndodhej pranë ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, tek Infektivi, aty ku po trajtohen të infektuarit me Covid-19.

Gazetarja raportoi se situata sot paraqitet më e qetë dhe se numri i autoambulancve dhe familjarëve në ambientet e jashtme të spitalit infektiv është më i ulët për shkak se pasditen e djeshme ka pasur një transferim të pacientëve në gjendje më të mirë shëndetësore nga spitali Covid 1 në spitalin Covid 3.

"Situata sot duket pak më e qetë. Numri i autoambulancave ka rënë në krahasim me dje apo dhe më keq pardje. Ka patur ambulanca që kanë ardhur kryesisht nga rrethet por nuk kanë munguar dhe ato të Tiranës. Numri i familjarëve në ambientet e jashtme është më i vogël por dhe ata pak konfirmojnë dhe njëherë shqetësimin e tyre se mungesa e informacionit është ajo që i bën të qëndrojnë për orë të tëra në ambientet e jashtme të spitalit infektiv.

Fakti që ka më pak autoambulanca dhe më pak pacientë në ambientet e spitalit krahasuar me ditët e tjera lidhet me faktin se pasditen e djeshme ka pasur një transferim të disa pacientëve nga spitali Covid 1 në spitalin Covid 3, ku janë vendosur një numër i konsiderueshëm pacientësh që kanë qenë në gjendje më të mirë shëndetësore.- raportoi Celibashi

Lexo edhe

Gazetarja tronditet gjatë transmetimit live tek Infektivi, dëgjohen britmat e dikujt që humbi të afërmin

Nga e mërkura nuk lejohet lëvizja dhe as shërbimi në bare e restorante pas orës 22:00

https://www.youtube.com/watch?v=jgZF1RaAOTc