Falsifikoi lejen e qëndrimit, gjykata dënon futbollistin e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 12:04
Gjykata e Tiranës dënon me 100 orë punë publike futbollistin e Tiranës, Winnful Cobbina.
Shkak për këtë është bërë falsifikimi i lejes së qëndrimit në vendin tonë.
Ky falsifikim u zbulua nga policia kufitare e Rinasit kur ndaloi futbollistin në vitin 2019.
Vendimi është dhënë pak çaste më parë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.
Ganezi është pjesë e kampionëve të Shqipërisë që prej sezonit 2018-19 dhe ka një vlerë merkatoje prej 200 mijë eurosh.