Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit për Arbër Cekaj dhe Donaldo Lushaj

Është shtyrë seanca e parë në gjykatën e Apelit të Posaçëm për Arbër Cekaj dhe Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.  Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa avokatëve mbrojtës të Cekajt dhe Lushajt.

I vetmi që u paraqit në seancën e parë ishte avokati i Armando Pezakut. Gjykata vendosi të gjobisë me 50 mijë lekë avokatët Maks Haxhia, Faslli Ceka  dhe Dritan Jahaj.