Pas 14 orësh duke konsumuar pije alkoolike, 20 vjeçarja i pret fytin shoqes së saj
Pasi u akuzua se i ka prerë fytin shoqes së saj, ushtaria spanjolle është dënuar me burg.
Ushtarja e identifikuar si Syndeney Cole, 20-vjeçe është dënuar me 10 vite burg. Ndërsa mikesha e saj, Sara Ann Garrity, 23-vjeçe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ndodhi pasi ato kishin pirë për 14 orë pije alkoolike.
Dyshja kishte shkuar për pushime në Mafaluf, një resort në ishullin Majorca në Spanjë. Ata kishim marrë një dhomë të përshtatshme për tre persona, pasi me to ishte dhe një shoqe tjetër, e quajtur Deborah Ferguson.
Në raportin e policisë thuhet se 20-vjeçarja Cole ishte përpjekur të ndalonte një grindje mes dy vajzave të tjera, por më pas situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe ajo e goditi Garrity me një shishe të thyer.


