Tenton të vrasë kushëririn me kallashnikov, policia rrethon banesën, pranga 35 vjeçarit në Berat
Policia e Beratit ka shmangur përshkallëzimin e një konflikti që mund të përfundonte me pasoja për jetën.
Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij pas një konflikti të çastit në banesë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
"Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat".
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.