Reagon Biden pas fitores: Do të jem Presidenti i të gjithëve

Kandidati demokrat Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale të SHBA duke u bërë Presidenti i 46-të.

Ai a fituar në shtetin e Pensilvanisë, duke tejkaluar shifrën e 270 votave të Kolegjit Elektoral, që nevojiten për ta bërë atë presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Pas lajmit të fitores,  Biden ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter për triumfin e tij.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve - pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”- ka thënë ai.

Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021.

Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.