Të revoltuar nga sulmet ekstremiste/ Myslimanët francezë dalin në mbrojtje të kishës lokale
Në shenjë solidariteti për besimtarët katolikë, një grup myslimanësh kanë vendosur që të bëjnë roje jashtë katedrales së qytezës së tyre për ta mbrojtur atë.
Elyazid Benferhat, myslimani francez tregon se u tmerrua kur mësoi për sulmin në kishën Nice dhe për këtë arsye vendosi që të reagojë.
Ai e përshkruan veten si njeriu 'i paqes dhe pragmatizmit' dhe mblodhi një grup miqsh myslimanë me të cilët vendosën që të qëndrojnë jashtë katedrales në Francë.
Nga ky gjest ishin prekur shumë besimtarët e kishës së shekullit të 13-të në qytetin Lovde. Prifti u shpreh se ky gjest u jepte shpresë në këto kohë trazirash.
Benferhat e identifikon veten si “më francez se gjithçka.” Nëna e tij ka lindur në Algjeri ndërsa ai ka lindur në Francë dhe është rritur duke folur frëngjisht.
“Unë jam mysliman … por në Francë kemi parë si islamofobi ashtu dhe terrorizëm. Vitet e fundit kam pasur një si gropë në stomak, sepse sa herë dhuna ekstremiste godet Francën, myslimanët francezë përballen me stigmatizim, edhe pse nuk kemi të bëjmë fare me të”, tregon ai.
Benferhat e quan vrasjen me prerje koke të mësuesit në Paris muajin e kaluar “një akt i pabesueshëm, i një mizorie të paprecedentë”.
Ai mendon ta çojë më tej idenë, duke e përsëritur këtë gjest edhe në qytete të tjera, si dhe për Krishtlindje.