Tik taku merr fund, Joe Biden Presidenti i 46-të i SHBA
Në bazë të numërimit të votave deri tani është konsideruar si President të ardhshëm i SHBA, Joe Biden.
Sipas projeksioneve të gjigandit mediatik CNN rezultati i votimeve në Pensilvani i jep përparësi Biden si President i 46 i Amerikës.
Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale, nga 270 që duheshin.
Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se "shpirti i kombit" është në rrezik dhe ka premtuar se ai do të shërojë një vend të thyer nga presidenca e Trump.
Presidenti i zgjedhur kryeson me mbi 4 milionë vota popullore.
Ai po ashtu kryeson edhe në disa shtete te tjera ku ernde nuk është shpallur fituesi: Xhorxhia (16 vota elektorale), Nevada (6 vota elektorale), Arizona (11 vota elektorale).
Biden pritet të inaugurohet më 20 janar, duke u bërë udhëheqësi më i vjetër ndonjëherë i vendit.
Zoti Biden, një demokrat që shërbeu 36 vjet në Senatin amerikan dhe tetë vjet si numri dy në komandë në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, u parashikua nga organizatat e lajmeve të ketë mposhtur Presidentin republikan Donald Trump në një fushatë të hidhur dhe pas disa ditë numërimi të votave. Rezultatet duhet të çertifikohen zyrtarisht dhe janë subjekt i sfidave gjyqësore, por pritet të qëndrojnë, raporton VOA.
Fitorja e zotit Biden e bën zotin Donald Trump, presidentin e tretë amerikan në katër dekadat e fundit që humbet rizgjedhjen pas një mandati të vetëm katër-vjeçar si udhëheqës i vendit.
Zoti Bide, i cili do të jetë 78 vjeç ditën e inagurimit, fitoi presidencën në provën e tij të tretë pasi nuk arriti të fitonte emërimin e Partisë Demokrate në 1988 dhe 2008.
Tani ai do të marrë drejtimin e qeverisë amerikane i shoqëruar nga kandidatja e tij për nënpresidente, Senatorja e Kalifornisë Kamala Harris, gruaja e parë në historinë 244-vjeçare të vendit të zgjedhur ndonjëherë në këtë post. Ajo është vajza e një babai xhamajkian dhe e një nëne indiane dhe ishte gruaja e parë me ngjyrë në një pozitë të tillë.