Dueli Biden-Trump tashmë edhe në baste/ Ja sa kuotohet fitorja e secilit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2020, 16:53
Joe Biden është favorit për të fituar garën presidenciale në SHBA.
Këtë nuk e thotë vetëm procesi i numërimit të votave, por edhe kompanitë e basteve.
Bet365, një prej web-faqeve më të mëdha për bastet online, përveç futbollit e sporteve të tjera, kanë kuotuar edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, raporton Ora News.
Sipas saj, fitorja e Biden kuotohet me një koeficient shumë të ulët, 1.12, ndërsa rikonformimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë duket më i vështirë teksa fitorja e republikanit kuotohet me 6.50.

Por si paraqitet situata me procesin e numërimit në SHBA?
