Presidencialet në SHBA/ Trump: Çdo votë e ardhur pas ditës së votimit nuk duhet numëruar

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden është shumë pranë fitores teksa procesi i numërimit po shkon drejt fundit.

Joe Biden, mori hov të madh në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas parashikimeve për fitoren e tij në Miçigen dhe Uiskonsin. Megjithatë, numërimi i votave vazhdon në disa shtete kyçe, duke e lënë të paqartë rezultatin edhe dy ditë pas zgjedhjeve.

Me 16 votat elektorale të Miçigenit dhe 10 të Uiskonsinit, Biden ka 253 vota elektorale, përballë presidentit Donald Trump me 214 vota elektorale.

Por presidenti në detyrë Donald Trump vijon me pretendimet e tij se procesi I numërimit duhet ndalur.

Sipas Trump, çdo votë e hedhur në kuti pas ditës së votimit nuk duhet numëruar.

 “Çdo votë e ardhur pas ditës së votimit nuk duhet numëruar”, shkruan Trump në reagimin e tij të rradhës.