Covid-19 infekton Ministrin e dytë të qeverisë Rama, Blendi Klosi pozitiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 21:20
Një tjetër Ministër i kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama është infektuar nga koronavirusi.
Pas Ministres Belinda Balluku, edhe Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit me anë të një postimi në facebook.
Klosi: Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet