BOOM: Qiramarrësi bën akt-marrëveshje me UKT për shlyerje debie pa dijeninë e pronarit të shtëpisë

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora solli mbrëmjen e sotme shqetësimin e qytetarit  Admirim Bega. Zotëria posedon  një banesë në zonën e Kombinatit, të cilën ja kishte lënë me qira një personi, por pa një kontratë qiraje të noterizuar.

Në vitin 2017 qiramarrësi bën një marrëveshje për shlyerje debie, por sipas zotit Admirim, pa djeninë e tij.

Këtë fakt e mësoi më vonë, pasi ai është emigrant në Greqi, dhe ja kishte lënë në mirëbesim shtëpinë. Ndërkohë as nuk i është përgjigjur  kësaj  akt-marëveshje.

Qiramarësi e kishte bërë këtë me emrin e tij, dhe librezën e shtëpisë. Kjo aktmarëvehsje është jo ligore, pasi sipas tij, duhet të jetë vetë personi ose një dokument noterial, sipas asaj që i kanë thënë.  

Qytetari thotëse drejtoria e përgjithshme e UKT i ka kthyer një përgjigje qesharake duke i komunikuar se detyrimet janë të shlyera, nderkohë ai deklaron se detyrimet i ka shlyer vetë.

Ai thotë se ky veprim i ka ndikuar psikologjikisht dhe zonja që e ka firmosur këtë akt marëveshje duhet të mbajë përgjegjësi.

BOOM shkoi në Drejtorinë Rajonale të UKT për të pyetur zonjën që kishte hartuar dhe firmosur akt-marrëveshjen, Jolanda Lula.

 Ajo sqaron se qiramarrësi ka pasur librezën e ujit të zotërisë me vete. Sipas saj, ai ka shkuar në UKT duke thënë " jam me qira, kam një debi dhe dua ta shlyej."

Ajo thotë se do ishte gabim nëse e bente akt-marrëveshjen në emër të pronarit të shtëpisë, por e kishte bërë në emër të qiramarrësit.

Ka pasur probleme me likuiditetin kompania dhe në momentin që vinte një klient dhe donte të shlyente faturat ti i bëje akt-marrëveshjen.

Sipas saj, qytetari ka probleme se ka debi për apartamentin, pra qiranë, jo për UKT.

" Për të bërë një akt-marrëveshje duhet një kartë identiteti dhe libreza e ujit" sipas punonjëses.

 Përgjigja që UKT i ka dhënë qytetarit kur është ankuar për këtë fakt.

"UKT ka hartuar skema lehtësuese për shlyerje likuiditeti, siç është dhe akt marrëveshja. Qiramarrësi ka marrë përsipër likuiditetin, dhe rezultonte se likuiditeti është përmbushur".

Ajo që nuk sqaron UKT, është se në akt-marrëveshjen e hartuar qiramarrësi cilësohet si kontraktues, duke iu bashkangjitur edhe nr i kontratës, por në fakt qiramarësi nuk është poseduesi i këtij nr kontrate me UKT.