Tmerr/ Rrëmbeu trupat e pajetë të 29 vajzave, 53 vjeçari i ktheu në lodra dhe bashkëjetoi me ato

Historiani i cili grabiti varret e 29 vajzave të  reja dhe jetoi me kufomat e mumifikuara ka refuzuar t'u kërkojë falje prindërve të tyre.

Ai bën kërkesën të lirohet nga spitali psikiatrik dhe të shkojë të jeteojë me të dashurën.

Anatoly Moskvin, 53 vjeç, nga Nizhny Novgorod i Rusisë, i ktheu fëmijët e vdekur në ‘kukulla’, duke i veshur me çorape, rroba dhe çizme deri në gju. Ai vendosi buzëkuq dhe u grimua në fytyrat e tyre.

“Këto vajza janë vajza. Sipas mendimit tim nuk kanë prindër. Unë nuk e njoh asnjërën prej tyre. Përveç kësaj, ata varrosën vajzat e tyre dhe këtu besoj se të drejtat e tyre mbaruan”- ka thënë ai.

Grabitësi i varrit ka refuzuar t’u kërkojë falje prindërve të viktimave ndërsa ndoqi një seancë kujdestarie mes përpjekjeve për t’u liruar nga spitali psikiatrik.