Sulm në Nigeri, vriten 12 persona dhe rrëmbehen 7 të tjerë

Gjatë një sulmi  në nëj fshat në Nigerinë verilindore grupi famëkeq, Boko Haram  vranë 12 persona dhe rrëmbyen shtatë të tjerë.

Ata sulmuan fshatin Takulasi, afër qytetit Chibok,  ku qëllian mbi vendasit dhe i vendosën zjarrin shtëpive të tyre.

“Terroristët vranë 12 vetë ”- tha një përfaqësues i paemëruar i milicisë lokale, një grup vendasish që organizojnë vetëmbrojtje dhe kanë mbështetjen e autoriteteve.

Qyteti i Chibok tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014, kur anëtarët e Boko Haram rrëmbyen 276 studentë. Disa arritën të shpëtonin dhe më shumë se 100 janë ende në robëri.

Më shumë se 36 mijë njerëz janë vrarë që nga viti 2009 gjersa rreth dy milionë banorë të asaj zone kanë lënë shtëpitë e tyre. Dhuna u përhap më pas në Kamerun, Niger dhe Çad.