Peruja merr vendimin, rihapet qyteti antik i Machu Picchu

Atraksioni më i fashëm turistik i Perusë, Machu Pichu rihapet këtë të hënë pas një bllokimi gati tetë muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, për arsye sigurie, vetëm 675 turistë do të kenë mundësi të hyjnë gjatë një dite, pra vetëm 30 përqind e numrit të vizitorëve parapandemisë.

Hapja e Machu Picchu për botën tregon "se ne peruanët jemi fleksibël,"  tha Ministri I Tregtisë së Jashtme dhe Turizmit, Rocio Barrios.

Numri i rasteve të koronavirusit është në rënie të vazhueshme në Peru, por turistët duhet të respektojnë largësinë shoqërore.

Bllokimi i koronavirusit ka qenë një goditje trupore për dhjetëra mijëra njerëz që sigurojnë jetesën e tyre nga industria e turizmit në vend, veçanërisht ata në rajonin malor Kusco ku ndodhet kështjella e gurit.

Shumë hotele, restorante dhe biznese të lidhura me turizmin në të gjithë rajonin falimentuan gjatë bllokimit të detyrueshëm që zgjati më shumë se 100 ditë dhe u hoq në muajin korrik.

"Të paktën gjysma e tyre kanë falimentuar," tha Joaquin Randall, kreu i Shoqatës Lokale të hoteleve dhe restoranteve.

Machu Picchu është trashëgimi e perandorisë Inka që sundoi një pjesë të madhe të Amerikës Jugore perëndimore për 100 vjet para pushtimit spanjoll në shekullin e 16-të.

Rrënojat e vendbanimit Inca, të braktisura dhe të mbipopulluara nga bimësia, u rizbuluan në 1911 nga eksploruesi Amerikan Hiram Bingham. Në 1983, UNESCO shpalli Machu Picchu një Trashëgimi Botërore.