'Më shoqëruan 2 herë në rajon' Julian Deda tregon për herë të parë problemet me policinë
Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të qeshur, por i ftuar emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA, aktori i humorit Julian Deda, rrëfeu një anë të panjohur të tij.
A e dini se Juli është shoqëruar dy herë në rajon nga policia?
Këtë eksperiencë ai e ndau për herë të parë ekskluzivisht në 'Glamour Zone'.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ka shkelur ndonjëherë ligjin, apo e kanë shoqëruar në rajon, Juli u përgjigj: 'Nuk kam vrarë dhe nuk kam vjedhur, pra nuk e kam shkelur ligjin (qesh). Por në rajon më kanë shoqëruar dy herë. Herën e parë kam qenë në shkollën e lart dhe ishte keqkuptim. Ishim në një lokal, dhe tavolina ngjitur pati disa probleme, por na morën edhe ne. Ndërsa herën e dytë më shoqëruan për zhurmë. Por më liruan sërish në mëngjes (qesh).'
(Këtë moment të intervistës e gjeni në minutin 22:23)