Harrojnë hallet e gjyqit, të lumtur krahë njeri-tjetrit, Fisniku surprizon çdo ditë Fjollën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2020, 09:11
Pasi pranoi lidhjen e dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla, Fjolla Morina nuk ka rreshtur së ndari momente të ndryshme me njeriun që i ka marrë zemrën.
Këngëtarja ka ndarë në Instastory një foto të sajën me një buqetë gjigante me trëndafila të cilën ia ka dhuruar partneri i saj.
“Zemra ime më surprizon çdo ditë”- shkruan Fjolla e cila duket se po shijon në maksimum dashurinë e re.
Vetëm pak ditë më parë Fjolla mori propozimin për martesë nga Fisniku, i cili i dhuroi këngëtares një buqetë me trëndafila dhe unazën mbi të.
Kujtojmë se para pak kohësh këngëtarja Morina u kap nga policia me armë dhe aktualisht është akoma në proces gjyqësor, por si duket ajo i ka harurar hallet e gjyqit dhe po shijon momentin.
