Fifi bëhet si Amy Winehouse për ‘Halloween’, mezi njihet me ndryshimin e radhës

Festa e Halloween kremtohet pothuajse në të gjithë botën.

Një numër i madh i artistëve shqiptarë kanë zgjedhur personazhe të ndryshme për këtë manifestim.

Këngëtarja e mirënjohur, Fifi ka lënë ‘gojëhapur’ mijëra ndjekës, pasi përmes transformimit mezi njihet.

Në një postim në Instagram, bukuroshja ka bërë të ditur se është bërë si këngëtarja Amy Winehouse.

E veshur me një fustan të bardhë, asaj i theksoheshin edhe linjat trupore, të fituara përmes regjimit ushqimor.