Sapo u publikua kënga më e re e Ardian Bujupit dhe Gent

Ardian Bujupi dhe Gent kanë sjellë projektin e ri të tyre që po djeg rrjetin.

"Jepi" quhet kënga, ajo flet për jetën e shfrenuar, mes makinash luksoze, armëve e lëndëve narkotike si “bad boys” dhe është në gjuhën shqipe e atë gjermane.

Teksa ka njoftuar publikimin e saj në rrjetet sociale, Gent ka vendosur dhe shenjën +18 duke treguar qartazi se kërkon një moshë të caktuar për tu dëgjuar.

Kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë.

Dy vite më parë ata kanë publikuar këngën “Kalle” që rezultoi një sukses i vërtetë.