Bleona Qereti takohet me Richard Grenell

Bleona Qerreti, këngëtarja e njohur shqiptare, është takuar me ndërmjetësuesin special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi nga takimi me Grenell në Instagram, të cilën e ka realizuar gjatë fushatës presidenciale të Trumpit për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Me vetë superyllin”, ka shkruar Qereti, bashkangjitur fotos që ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Bleona ka shprehur haptas mbështetjen e saj për presidentin aktual Donald Trump.

Kujtojmë se ajo do të performojë live më 31 tetor në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI, në një festë të organizuar nga shqiptarët që jetojnë në SHBA dhe përkrahin Trumpin për president.

Nga ana tjetër Grenell, përmes një statusi në Twitter u shpreh se përfaqësuesit e bizneseve dhe liderëve religjioz ia kanë bërë të qartë se shqiptaro-amerikanët do e votojnë kandidatin republikan, Donald Trump.