Krenari! Ariana Grande publikon albumin e ri dhe pjesë e tij është edhe këngëtari shqiptar

Albert Stanaj, këngëtar i ri shqiptar i cili tanimë po bën famë të madhe në Angli e Amerikë na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka treguar se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” që ka dalë në treg vetëm disa orë më parë.

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.

"Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë".

Ariana Grande e ka shprehur edhe më parë mbështetjen e saj ndaj Stanaj. Kur ai solli një cover të “No Tears Left to Cry” ajo e ka mbështetur e para në rrjetet sociale dhe me të drejtë pasi është një super talent që e meriton suksesin ndërkombëtar.