Bashkëpunimi i Dua Lipës dhe Angèle është është gati
Dua Lipa ka bashkuar forcat me artisten nga Belgjika, Angèle, për këngën e re “Fever” dhe është gjëja më e bukur që mund të dëgjoni sot.
Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në fillim të këtij viti, ne këtë album ka gati këngën me artisten nga Belgjika, Anègle. Këngëtarja e mirënjohur njoftoi për këngën e re përmes një postimi të ndarë me fansat në rrjetin social, Twitter.
“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.
Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.