"Nëse vazhdoja më gjatë, edhe unë nuk do të mbijetoja" Chrissy Teigen hap zemrën pas humbjes së djalit
Disa javë më parë modelja e njohur Chrissy Teigen ndau me të gjithë fansat e saj lajmin e trishtë të humbjes së djalit të saj.
Por për herë të parë, modelja ka treguar për përjetimet e saj dhe faktin se nëse nuk do e hiqte bebin do humbiste dhe ajo jetën.
" Unë nuk kisha ide kur do të isha gati të shkruaj këtë. Një pjesë e imja mendoi se do të ishte herët, kur unë ende ndjeja vërtet dhimbjen e asaj që ndodhi. Mendova se do të ulesha në cep të dhomës time të gjumit me dritat e errëta, thjesht duke u menduar. Do të kisha një gotë verë të kuqe, komode me batanije dhe më në fund do të kisha shansin të tregoja çfarë ka ndodhur".
Ndërsa momentin tragjik, ajo e përshkruan kështu:
"Pas disa netëve në spital, mjeku më tha se ishte koha për t’i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do të mbijetonte dhe nëse do këmbëngulnim më shumë, as unë nuk do të mbijetoja. Më thanë që do t’i jepja lamtumirën në mëngjes. Qava pak në fillim, pastaj shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. M’u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë".
Duke u ndalur te fotot e shumëpërfolura që bënë xhiron e rrjetin, ku nuk munguan as kritikat, ajo shton se nuk i interesojnë mendimet e njerëzve.
"I thashë John-it, i cili po hezitonte, se më duheshin ato foto pa qenë nevoja që t’i shpjegoja pse. Ai thjesht duhet t’i bënte. Ai e urreu këtë gjë, por unë e dija që do të duhej ta kujtoja atë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë si do të kujtoja puthjen tonë të parë në fund të korridorit pasi lindi Luna dhe Miles. Nuk e shpreh dot se sa pak më intereson fakti që ju i kritikoni ato fotot. Unë zgjodha t’i bëj dhe këto foto nuk janë për këdo, por për njerëzit që e kanë kaluar këtë gjë".
Modelja shkruan po ashtu se lulet dhe shënimet nga fansat kanë shumë rëndësi për të.
"Pasi humbëm Jack, e gjeta veten jashtëzakonisht të shqetësuar se nuk isha në gjendje të falënderoja të gjithë për mirësinë e tyre".
Teigen ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur edhe një emër pasi do ta quante Jack, por hemorragjia fatkeqësisht i mori jetën të voglit.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Chrissy në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe foto shpirt copëtuese me vogëlushin e pajetë në krahë, teksa vajtonte me bashkëshortin.
