Conte firmos dekretin, futbolli italian mëson lajmin e ri
Kampionati italian do të startojë pa praninë e tifozëve, Giuseppe Conte ka folur për kufizime të reja të koronavirusit ndërsa shumë vende të tjera po forcojnë rregullat e distancimit social për të luftuar rritjen e të infektuarëve.
Tashmë kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur dekretin e ri të masave anti-Covid që ndalon mes të tjerash edhe hapjen e dyerve të stadiumeve. Shefi italian i ekzekutivit firmosi një sërë dekretesh duke shfuqizuar vendimin për lejimin e 1000 tifozëve në stadiume.
Italia do të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna në një përpjekje të mëtejshme për të parandaluar rritjen e shpejtë të infeksioneve të koronavirusit.
Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen prej orës 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.
Në Itali po ushtrohej presion që të lejohej rritja e numrit të tifozëve në stadiume, por të gjendur përballë riaktivizimit agresiv të koronavirusit, qeveria ka vendosur të marrë masa strikte.