Milan-Roma, rikuperohet Çalhanoglu. Në fushë nga minuta e '1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2020, 07:31
Lajme të mira në shtëpinë e Milan, pak orë larg ndeshjes sl kampionatit kundër Romës.
Tekniku Stefano Pioli do të ketë të gatshëm nga minuta e parë edhe fantazistin turk, Hakan Çalhanoglu, përcjell Ora News.
Ish-lojtari i Bayer Leverkusen është stërvitur normalisht me grupin dhe sot në mbrëmje pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë.
Kuqezinjtë kryesojnë rënditjen në Serie A me 4 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa sfida me Romën do të jetë një test i rëndësishëm për të besuarit e Piolit.
Milan-Roma luhet sonte në ora 20.45.
/a.r, OraNews