Pa Ronaldon, Juventus "ngec" ndaj Veronas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2020, 22:44
Pa Cristiano Ronaldon në skuadër, Juventus mjaftohet vetëm me një pikë në përballjen e javës së pestë në Serie A ndaj Hellas Veronas.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, kampionët e Italisë nuk mundën dot të dilnin me tre pikë nga stadiumi i tyre, kjo edhze falë disa ndërhyrjeve të portierit mik.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të praprekura, ndërsa të gjitha emocionet ishin lënë për në fraksionin e dytë të lojës.
Fillimisht ishin miqtë të kaluan në avanbtazh në minutën e 60 me anë të Favilli, ndërsa për kampionët barazoi Kulusevski në minutën e 77.
Me këtë pikë, Juventus shkon në kuotën e 9 pikëve, 3 më pak se Milani kryesues që luan nesër ndaj Romës. Ndërsa Verona ngjitet në vend të 8 me po kaq pikë.