"Rreth 700 mijë euro në ditë/ Sharra, minierë floriri për Rama-Ahmetaj-Veliaj-Terr Koka"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2020, 17:18
Landfilli i Sharrës, minierë floriri për mafien e Plehrave Rama-Ahmetaj, Veliaj Terr Koka”.
Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish kryeministri Sali Berisha.
Teksa poston edhe një video me të dhëna nga ky koncesion, Berisha shprehet se taksapaguesit shqiptar paguajnë 29 euro për çdo ton plehra të depozituara dhe rreth 700 mijë euro në ditë.
“Sharra, miniera e floririt të mafies së Plehrave Rama-Ahmetaj-Veliaj-Terr Koka.
Pas privatizimit të fushës së Sharrës për vete, nëpërmjet mafioz Zotos, takspaguasit u paguajnë bosëve të plehrave 29 euro për çdo ton plehra të depozituar dhe rreth 700,000 euro në ditë. Sharra pret para. Ndiqeni videon”, shkruan Berisha në reagimin e tij të rradhës.