Zhgënjen Real Madrid, Shakhtar Donetsk bën surprizën në Spanjë
Real Madrid e nis në mënyrën më të shëmtuar sezonin e ri të Champions League.
13 herë kampionët e Europës u mundën në shtëpi përballë Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-3, raporton Ora News.
Golin e parë për miqtë e realizoi Tete (minuta, 29), ndërsa i dyti ishte një autogol i shkaktuar nga mbrojtësi i Realit, Rapahel Varane (2-0, minuta, 33).
Ndërsa golin e tretë e shënoi Solomon në minutën e 42-të.
Me rezultatin 0-3 u mbyll edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për madrilenët, të cilët shënuan dy gola në 5 minuta (Modric 54, Vinicius 59) duke lënë përshtypjen se kthesa e madhe po vinte por ekipi ukrainas diti si të menaxhonte avantazhin..
Pas humbjes në fundjavë në kampionat kundër Cadiz dhe humbja e sotme në Champions League tregojnë se ekipi i Zinedine Zidane po kalon një periudhë krize. Gjithësesi duhet theksuar se në këtë sfidë “Los Blancos” vinin pa Dani Carvajal, Mariano Diaz, Eden Hazard, Martion Odeegard, Alvaro Odriozola dhe Sergio Ramos.
Paralel me këtë sfidë u zhvillua edhe Red Bull Salzburg – Lokomotivë e Moskës, e mbyllur në barazim 2-2.
Ndeshja tjetër e Grupit B, ajo mes Inter dhe Borussia Monchengladbah starton në 21:00.
/a.r, OraNews