Shqipëri-Greqi në Hagë, Gjosha pyet Ramën: Çfarë është diskutuar për çështjen e detit dhe ku ka çaluar marrëveshja?

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaugar në lidhje me dërgimin e marrëveshjes së detit Greqi-Shqipëri në Gjykatën e Hagës.

Gjosha ka shkruar se tematika fsheh shumë të panjohura dhe ka mungesë të theksuar transparence, teksa pyet kryeministrin Rama se ku ka çaluar diskutimi për detin.

"Dërgimi i çështjes së detit në Hagë, pa nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve, duket qartë se fsheh shumë të panjohura dhe një mungesë të theksuar transparence. Përderisa vendet kanë pasur mos dakordësi, do të thotë se bisedime për marrëveshje ka pasur! Pyetja ime për Kryeministrin është: Çfarë është diskutuar për çështjen e detit dhe ku ka çaluar marrëveshja? Besoj që opinioni publik meriton të njihet me të vërtetën", shkruan Gjosha.

Ish-ministrja ka akuzuar Ramën se u përpoq të hiqte vëmendjen nga çështja e detit duke folur për Presidentin Meta.

"U mundua të hiqte vëmendjen e çështjes së detit duke folur për Presidentin e Republikës. Por harroi që uli vendin e tij përballë vendit tjetër dhe tregoi edhe njëherë se politika e tij është e lodhur, jo përfaqësuese dhe denigruese për vendin", vijon ajo.

https://www.facebook.com/333445486846914/posts/1454044221453696/?extid=0&d=n