BOOM: Pediatria e Durrësit duhet të ishte gati në gusht, premtimin e Manastirliut e mori vera
Në 7 Mars, Ministrja e Shëndetësisë, gjatë inspektimit të punimeve në spitalin e Durrësit, deklaroi se Pediatria do të ishte gati brenda verës se këtij viti.
Ky informacion gjendet tek faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Me buxhetin e vitit 2020 ne garantojmë përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e pediatrisë në spitalin e Durrësit. Punimet po ecin me ritme shumë të mira dhe besojmë se pediatria do të jetë gati para afatit, brenda verës së këtij viti. Do të ketë një kapacitet prej 70 shtretërish dhe do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë”, pati deklaruar Manastirliu.
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora, 2 muaj pas mbarimit të verës, bëri një vëzhgim pas këtij premtimi për të parë nëse pediatria është funksionale apo jo.
Nga komunikimi me punëtorë, sanitare dhe vetë Drejtoreshën, kuptuam që ky shërbim është transferuar përkohësisht te Materniteti dhe se Pediatrua nuk është ende gati siç u premtua.