Motori përplas të moshuarën në Tiranë, ja gjendja e saj

Një e moshuar mbeti e plagosur në kryeqytet ndërsa u përplas nga një motor. Ngjarja  u regjistruar rreth orës 17:40, në rrugën "Tre Dëshmorët".

Siç bën me dije policia, mjeti motor me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)