Vëzhgimi i BOOM: Qendrat Shëndetësore në Tiranë pa vaksinë për gripin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2020, 19:34
Emisioni "BOOM"në Rtv Ora bëri një vëzhgim në qëndrat shëndetësore në Tiranë për të pyetur nëse kishte vaksinë të gripit.
Ajo çfarë mësoi ishte se dozat e para të vaksinave kishin ardhur por ishin mbaruar shumë shpejt.
Punonjëse të qëndrave shëndetësore u përgjigjën se prisnin që vaksinat të vijnë, por pa ditur një datë të saktë, duke këshilluar të telefonojmë në numrin e QSH për të pyetur herë pas here.