BOOM: "Ngrin” spitali Covid 4, ende nuk është vënë në funksion të pacientëve

Në qershor të 2020, Rama bashkë me Manastirliun inspektuan ambjentet e spitalit Covid 4 . Manastirliu deklaroi se Covid 4 do të shërbente për rehabilitimin e personave që trajtohen në terapi intensive te Covid 1, të cilët nuk janë në gjendje të rëndë, por kanë nevojë ende për monitorim.

"Pacientët të cilët trajtohen p.sh tek Covid 1 (Infektiv), në rastet kur ata përmirësohen dhe të duhen në periudhën e kavalishencës të jenë në këtë spital. Është shumë e nevojshme që këtë spital ta përgatisim edhe me sallen e mikrokirurgjisë. Pavarësisht që do perdoret si spital kavalishence, është e nevojshme për të patur si standard terapinë intensive" pati deklaruar Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu. 

Emisioni investigativ "BOOM"në Rtv Ora bëri një vëzhgim te spitali Covid 4 për të parë nëse ka filluar të shërbejë për rehabilitim të pacientëve.

Roja tregon se aty nuk ka njerëz dhe se godina është bosh. Ai e drejton qytetarin të shkojë te Infektivi ose në Sauk.

Edhe banori gjithashtu pohoi se spitali nuk është hapur akoma dhe se deren e mbajnë mbyllur.