Misteri i zhdukjes/ "Po qante dhe i ra të fikët", flasin dëshmitarët që panë për herë të fundit 19-vjeçaren shqiptare
Artemis Vasili, vajza 19-vjeçare shqiptare, vijon të jetë e zhdukur.
Ajo humbi kontaktet në zonën e Koropit në Athinë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e saj bëjnë apel për këdo që ka dijeni për vajzën e tyre për të ndihmuar në gjetjen saj.
I ati i vajzës tregon se e bija u largua nga banesa për të dhënë intervistë për punë dhe që prej atij momenti nuk kanë asnjë informacion për 19 vjeçaren.
Deri tani tre janë dëshmitë që mund të çojnë drejt zbardhjes të së vërtetës.
Konkretisht të shtunën në mëngjes një grua tha se e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë e vetme në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës dhe u përpoq ta ndihmonte ndërsa Artemis u largua.
Një tjetër dëshmitar deklaron se të hënën në mëngjes duke zbritur në stacionin e autobusit e pa 19-vjeçaren të trembur dhe duke ikur me nxitim. Gjithashtu një informacion tjetër erdhi se vajzës i kishte rënë të fikët në rrugë, por sapo ishin afruar njerëzit ishte shprehur se ishte mirë dhe ishte larguar.
Për herë të fundit vajzën me origjinë shqiptare u kap nga kamerat e sigurisë në zonën e Koropit në Athinë duke shkuar në një stacion autobusi, ndërsa më pas janë vetëm dëshmitë e qytetarëve.
Babai i vajzës bëri edhe njëherë apel që kushdo që e shikon të kontaktojë me ta në mënyrë që kjo çështje të ketë një fund të lumtur.