Ekonomia kineze "shërohet" nga Covid-19
Kina ishte origjina e pandemisë së kovidit të ri dhjetorin e kaluar, por ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ekonomia e saj ka nisur të rimëkëmbet shpejt.
Byroja kineze e Statistikave informoi se ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 4,9 për qind në muajt korrik-shtator, pasi tkurrjes së fortë me -6,8 përqind në tremujorin e parë kur vendi ndali në masë aktivitetin.
Që në muajin mars, Partia Komuniste në pushtet shpalli kontrollin mbi vatrat e infeksionit të kovidit që deri tani kanë vrarë mbi 4,600 persona në vend.
Arritja u shoqërua me rihapjen e fabrikave, bizneseve private dhe vendeve të punës.
Gjatë muajit shtator, shitjet në dyqane u rritën me 3,3 për qind, shitjet nga interneti me 15,3 për qind dhe prodhimi industrial, +6,9 përqind.
Eksportet u ndihmuan nga kërkesa globale për maska dhe furnizime të tjera mjekësore.
Sfidë, megjithatë, mbetet papunësia edhe pse në nivelin 5,4 përqind.
Gjatë muajve më të vështirë, ekspertët thonë se u shkurtua përkohësisht 30 për qind e fuqisë punëtore në zonat urbane, apo rreth 130 milionë veta, e mbi 25 milionë gjithsej parashikohet të mbeten pa punë në fund të vitit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka projektuar një rritje më 1,9 për qind të ekonomisë së Kinës për vitin 2020, më e larta kjo mes ekonomive të mëdha.
Për ekonominë e tjera të avancuara, projeksioni për SHBA-në është -4,3 përqind, për eurozonën, -8,3 përqind, dhe Japonia, një rënie ekonomike me -5,3 përqind.