Aksident në Tiranë-Durrës/ E përplas makina, viktima ende në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2020, 19:12
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Durrës, pranë Maminasit.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, viktima është ende në rrugë, ndërkohë përplasja ka qenë aq e fortë sa shenjat e saj duken edhe në automjet.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip "Pezho" me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.