Pushkatimi i "Deputetëve të Opozitës", Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve e kujton nga Durrësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2020, 18:24
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë ka zgjedhur Durrësin për të përkujtuar pushkatimin e grupit të deputetëve nga regjimi komunist.
Me moton "Nuk harrojmë", pjesmarrësit e vunë theksin te problematikat e trashëguara ndër vite.
Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi, nënvizoi domosdoshmërinë e një institucioni për të trajtuar dosjet e kriminelëve të komunizmit
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë e ka të përqëndruar aktivitetin saj në integrimin dhe promovimin e kësaj shtrese, të ish të përndjekurve nga regjimi komunist.