Debati i inceneratorëve, gazetari: Po vidhen paratë e shqiptarëve me një skemë që fyen inteligjencën më të varfër

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, në një intervistë për Ora News, ka komentuar disa prej tema të aktualitetit në vend, ku nuk mund të lihej edhe ajo e inceneratorëve.

Sipas tij, paratë e shqiptarëve po vidhen me një skemë që fyen edhe inteligjencën më të varfër njerëzore.

Aulon Kalaja: “75 milionë euro janë një skemë e pastër korruptive, se si paratë e shqiptarëve mund të grabiten ditën për diell me një skemë, duhet thënë, që fyen edhe inteligjencën më të varfër njerëzore. Që do të thotë, këta inceneratorët i kanë kthyer në një skemë mashtrimi. Nuk ka rëndësi nëse Shqipëria ka plehra ose siç i quajnë këta mbetje, për tu djegur apo jo; nuk ka problem nëse një llogari fantazëm, e cila ka edhe llogari në off shore, i merr paratë dhe nuk financon fare për inceneratorin. Por nuk ka rëndësi edhe një i ashtuquajtur incenerator, që për mendimin tim janë të një teknologjie të dalë jashtë mode sepse ne e dimë që në BE, herë pas here, teknologjitë ndërrohen dhe teknologjitë e vjetra, përshirë edhe ato të inceneratorëve, vijnë në vende si Shqipëria.

Rasti i Elbasanit, është një incenerator që ka dalë jashtë përdorimit nga standartet e BE. Ndërkohë që Gjermania po ndjek me teknologjikë plazma, në Shqipëri ne kemi teknologji të viteve ‘70”.