Zyrtarët e PD pengohen të denoncojnë aferën e inceneratorëve, Bardhi: SPAK të zgjohet nga gjumi
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagon pas skandalit të ndodhur në landfillin e Sharrës, ku zëdhënësja e selisë blu dhe kreu i FRPD u penguan të kryenin detyrën.
Sipas Bardhit, Mafia e plehrave përdori sot punonjësit që janë për bukën e gojës për të fshehur të vërtetën, që në atë vend po vidhen paratë e shqiptarëve.
"Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill eshte deshmia me qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin", shkruan ndër të tjera numri dy i selisë blu.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Ngjarja e sotme ne Sharre, ku Edi Rama dhe Erjon Veliaj nxorren punonjesit per te penguar opoziten te tregoje me fakte te verteten e vjedhjes se miliona eurove ne landfill eshte deshmia me qarte e aferes se tmerrshme korruptive qe duan te fshehin. Mafia e plehrave perdori sot punonjesit qe jane per buken e gojes per te fshehur te verteten, qe ne ate vend po vidhen parate e shqiptareve. Ashtu sic bene me ngjarjen e tmerrshme ku humbi jeten Ardit Gjoklaj, ngjarje per te cilen Erjon Veliaj duhet te ishte para drejtesise, edhe sot ata po mundohen te pengojne te verteten duke paguar e shantazhuar mediat qe te heshtin dhe duke perdorur punonjesit per te penguar publikimin e fakteve. Drejtesia duhet te veproje pa humbur kohe. SPAK duhet te zgjohet nga gjumi dhe ti tregoje shqiptareve se eshte i pavarur nga qeveria.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi denoncuan sot dhunën e ushtruar nga strukturat shtetërore ndaj tyre.
Ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz të bënin detyrën e tyre për të denoncuar aferën e mafias së plehrave në landfillin e Sharrës.
Nga selia blu ata publikuan videon që tregon sesi dy perfaqësuesit e opozitës u agresuan njekohësisht nga brenda Landfillit.
Këlliçi tha se disa punonjës të kompanisë private i kanë rrethuar dhe sulmuar dy përfaqësuesit e PD-së, megjithëse ata ndodheshin në zonë publike dhe jo në ambientet private të kompanisë.
Këlliçi deklaroi se pavarësisht intimidimeve dhe sulmeve, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga denoncimi për vjedhjen e miliona eurove në aferën korruptive të inceneratorëve me në krye kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Ahmetaj.