Përfaqësuesi i Lartë i BE-së vetizolohet në shtëpi, kontakt me një të prekur me Covid

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell, është vetëizoluar, pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nëpërmjetn jë postimi në Twitter Borell ka njoftuar se do të qëndrojë në karantinë derisa të marrë përgjigjen e tamponit.

U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vetëizoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”- shkruan ai

https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1316105638976643079