Gruaja humb jetë pasi u infektua me Covid-19 dy herë, rasti i parë i vdekjes pas riinfektimit

Një grua e moshuar Hollandeze është personi i pare e cila humb jetën pasi u riinfektuar nga Covid-19.

Kjo vdekje ka ngritur shumë pikëpyetje mes ekspertëve në lidhje me sa mund të zgjasë imuniteti dhe antitrupat.

Gruaj ishte 89 vjeç dhe vuante nga një lloj i rallë i kancerit të palcës së kockave. Sistemi i saj imunitar u komprometua për shkak të terapisë së shkatërrimit të qelizave që ajo mori.

Studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Maastricht në Hollandë kanë thënë se reagimi imun natyror i saj natyrisht mund të ishtë "i pa mjaftueshëm" për të luftuar Covid-19

Fillimisht 89 vjeçarja u shtrua në spital në fillim të këtij viti me një kollë të fortë dhe ethe. Më pas bëri të gjitha analizat e nevojshme dhe rezultoi pozitive me Covid-19.

Nga spitali ajo doli pesë ditë më vonë kur simptomat e saj u qetësuan plotësisht.

Por dy ditë në trajtimin e kimioterapisë - 59 ditë pas fillimit të episodit të parë Covid-19 - gruaja zhvilloi ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ajo rezultoi dhe njëherë pozitive për koronavirus dhe asnjë antitrup nuk u zbulua në sistemin e saj të gjakut kur u testua në ditët e katërt dhe të gjashtë. Gjendja e saj u përkeqësua në ditën e tetë dhe dy javë më vonë gruaja humbi jetën.