Rrëzohen 2 helikopterë ushtarakë, 9 persona humbën jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2020, 10:24
Dy helikopterë të ushtrisë afgane u përplasën ndërsa transportonin ushtarë të plagosur në provincën jugore Helmand, më jug të Afganistanin ku si pasojë humbën jetën nëntë persona.
Ministria afgane e Mbrojtjes bëri të ditur se 2 helikopterë ushtarakë të tipit ” MI-17″ të Forcave Ajrore të Afganistanit u rrëzuan menjëherë pas ngritjes.
Të dy helikopterët u rrëzuan për shkak të një defekti teknik dhe si pasojë humbën jetën 9 persona, thuhet më tej në deklaratë.
Nëntë persona që humbën jetën ishin të gjithë afganë pjesë e ekuipazhit.