Joe Biden fiton kundër presidentit Donald Trump në sondazhe
Ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden , paraqitet si kandidati favorit për presidencën amerikane në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Më pak se tri javë nga përballja elektorale, presidenti republikan Donald Tramp mbetet plot 17 pikë pas rivalit të tij demokrat, Biden
Një sondazh i kompanisë "Opinium" dhe gazetës britanike, "The Guardian", i jep 74-vjeçarit Trump vetëm 40 për qind të votës popullore, krahasuar me 57 përqind për kundërshtarin.
Një diferencë e ngjashme u konstatua edhe nga agjencia e lajmeve "CNN" në fillimin e muajit, duke treguar se politikani i karrierës, 77-vjeçari Biden, ruan epërsinë në shumicën e shteteve.
Në rrethanat e pandemisë, miliona amerikanë kanë votuar me anë të postës për kandidatët.
Biden e ka zgjeruar përkrahjen mes të pavendosurve dhe moshave të vjetra për temat sociale, për shëndetësinë, edhe për pikën më të fortë të presidentit Trump që konsiderohet ekonomia.
Në sondazhin me 2 mijë të intervistuar në datat 8 deri më 12 tetor, dy në tre ish-votues të presidentit thonë se janë zhgënjyer prej republikanit nga mënyra si e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, ndërsa gjysma shprehen të pakënaqur me personalitetin dhe sjelljen e tij në publik.
Trump megjithatë vazhdon të jetë i bindur se sondazhet nuk reflektojnë të vërtetën në terren pasi edhe 4 vite më parë rivalja e tij Hilari Klinton ruante avantazh të njëjtë, por në fund, humbi.
Presidenti dhe demokrati Biden pritej të enjten të ndesheshin politikisht në debatin e dytë presidencial, por dy kundërshtarët thonë se do organizonë tubime me mbështetësit e tyre.
Debati i tretë dhe i fundit është parashikuar më 22 tetor por nuk është konfirmuar mbajtja e tij.