Presidencialet në SHBA, Joe Biden 17 pikë para Donald Trump

Joe Biden 17 pikë përpara presidentit aktual Donald Trump.

Ky është rezultati i një sondazhi të zhvilluar së fundmi nga “Opinium Guardian Us”.

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë ka marrë pëlqimin e 57% të qytetarëve të pyetur kundrejt 40% të Trump, përcjell Ora News.

Duhet theksuar se, edhe para zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit 2016, sondazhet nxorrën fituese kandidaten demokrate Hillary Clinton, ndërkohë që republikani Donald Trump arriti një fitore spektakolare në zgjedhje.

/a.r, OraNews